Dy persona në Prishtinë janë sulmuar me thikë nga disa persona të tjerë.
Siç bëhet e ditur në raportin 24-orësh të policisë së Kosovës, viktimat kanë kërkuar ndihmë mjekësore në QKUK ndërsa pas tretmanit janë liruar për në shtëpi.
Lidhur me këtë rast janë arrestuar tre persona të cilët me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
Po sipas policisë, rasti ka ndodhur në orët e mbrëmjes të ditës së premte.
“Rr. Xheladin Hana, Prishtinë 06.03.2020 – 21:37. Dy viktimat meshkuj K-Shqiptarë, kanë raportuar se janë sulmuar fizikisht me mjet të mprehtë-thikë, nga disa të dyshuar të panjohur. Viktimat janë dërguar në QKUK dhe të njëjtit, pas pranimit të tretmanit mjekësor janë liruar. Lidhur me rastin, janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë dhe të njëjtit, pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë. /Telegrafi/