LAJMI I FUNDIT:

Sulmi kibernetik në Ministrinë e Financave, vonesa e pagave në Trepçë dhe fillimi i procesit të deklarimit të pasurisë së zyrtarëve publik – top ngjarjet e javës në ekonomi

Sulmi kibernetik në Ministrinë e Financave, vonesa e pagave në Trepçë dhe fillimi i procesit të deklarimit të pasurisë së zyrtarëve publik – top ngjarjet e javës në ekonomi

Sulmi kibernetik në Ministrinë e Financave, vonesa e marrjes së pagave në Trepçë, deklarimi i pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsion dhe shkarkimi i sekretarit të Ministrisë së Infrastrukturës ishin ngjarjet kryesore që e karakterizoi këtë javë.

Lidhur me sulmin kibernetik, Policia e Kosovës kishte thënë se ka pasur tentim hyrje në Sistemin Informativ të Tatimit në Pronë, përkatësisht në shërbimin për shtypjen e faturave.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se me ditë më parë sipas mirëmbajtëseve të IT-së së institucionit, dyshohet se ka pasur tentim/hyrje në sistemin kompjuterik. Mirëmbajtësit e IT-së kanë arrit që ta ndalojnë në vazhdim hyrjen në sistemin kompjuterik dhe lidhur me këtë janë duke u kryer hetime nga njësitë kompetente”, thuhej në njoftimin e Policisë së Kosovës, shkruan Telegrafi.

Ndërsa, MF ka thënë se, siguron qytetarët se sulmi i tentuar nuk ka arritur të cenojë integritetin dhe sigurinë e sistemit.

Policia jep detajet e sulmit kibernetik në Ministrinë e Financave
Lexo po ashtu Policia jep detajet e sulmit kibernetik në Ministrinë e Financave

Gjatë kësaj jave, minatorë e ndërrimit të parë dhe të dytë të minierës së Stan Tërgut dhe Artanës të kombinatit Trepça kishin hyrë në grevë të përgjithshme pasi që se nuk kishin marr pagën e muajit janar.

“Minatorët e ndërrimit të parë dhe të dytë të minierës së Stan Tërgut dhe Artanës kanë hyrë në grevë, për shkak që deri më sot nuk e kanë marr pagën e muajit janar. Jemi në pritje të marrjes të kësaj page. Ende nuk e dimë se kur do të del paga”, ka thënë për Telegrafin kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Trepçës, Gani Osmani.

Disa herë punëtorët e kombinatit Trepça kanë pasur vonesa në marrjen e pagave.

Kombinati Trepça është shoqëri aksionare ku 80 për qind e aksioneve janë të Qeverisë së Kosovës, kurse 20 për qind janë aksione të punëtorëve të kësaj ndërmarrje.

Minatorët e Trepçës hyjnë në grevë, Osmani: Jemi duke pritur që ta marrim pagën e janarit
Lexo po ashtu Minatorët e Trepçës hyjnë në grevë, Osmani: Jemi duke pritur që ta marrim pagën e janarit

Në pajtim me Ligjin për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë të Zyrtarëve të Lartë Publik dhe Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Dhuratave, nga data 1 mars deri më 31 mars, të gjithë zyrtarët e lartë publik janë të obliguar ta bëjnë deklarimin e pasurisë së tyre në Agjencisë Kundër Korrupsionit (AKK).

“Me qëllim të zbatimit të vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës 01/51, për respektimin e masave të përgjithshme dhe specifike nga pandemia COVID-19, rekomandimeve të Institutit Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, deklarimi i rregullt vjetor i pasurisë do të behet nëpërmjet formës elektronike në e-mail adresën akk.deklarimi@rks-gov.net, ndërsa formularët e deklarimit të pasurisë duhet të dërgohen të nënshkruar dhe skanuar nga ana e subjekteve deklaruse”, ka njoftuar AKK.

Fillon procesi i deklarimit të rregullt vjetor të pasurisë së zyrtarëve të lartë publik
Lexo po ashtu Fillon procesi i deklarimit të rregullt vjetor të pasurisë së zyrtarëve të lartë publik

Po ashtu, një nga ngjarjet kryesore të javës ishte edhe lirimi nga detyra e sekretarit të përgjithshëm të Ministrisë së Infrastrukturës, Izedin Bytyqi.

MI-ja kishte njoftuar se ka pezulluar nga detyra Bytyqin dhe ndaj të njëjtit është iniciuar procedura e shqyrtimit të shkeljes së rëndë disiplinore.

Sipas MI-së, Bytyqi gjatë muajit shkurt ka kthyer në punë si Udhëheqës të Departamentit të Prokurimit, Nexhat Krasniqin duke vepruar në kundërshtim me aktvendimin e plotfuqishëm të Gjykatës Supreme të Kosovës.

Izedin Bytyqi lirohet nga detyra sekretarit të MI-së, iniciohet procedurë për shkelje të rëndë disiplinore
Lexo po ashtu Izedin Bytyqi lirohet nga detyra sekretarit të MI-së, iniciohet procedurë për shkelje të rëndë disiplinore

“Përmes këtij veprimi, Bytyqi bie ndesh edhe me zbatimin e parimit të ligjshmërisë dhe zbatimin e Kushtetutës së Kosovës. Moszbatimi i vendimit gjyqësor është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e Sekretarit të Përgjithshëm dhe institucioneve përkatëse, duke i cenuar kështu edhe dispozitat e Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, kishte njoftuar Ministria e Infrastrukturës.

Nga lajmet botërore që karakterizuan ekonominë ishte miratimi nga ana e Senatit amerikan të paketës financiare prej 1.9 trilion dollarësh për ta ndihmuar vendin nga pasojat e pandemisë COVID-19.

Me 50 pro dhe 49 kundër, Senati ka miratuar planin përfundimtar që përfshin 400 miliardë dollarë në formë pagesash prej 1,400 dollarësh për shumicën e amerikanëve, nga 300 dollarë në javë për 9.5 milionë njerëz që kanë humbur punën dhe 350 miliardë dollarë ndihma për shtetet dhe qeveritë lokale që kanë mbetur me mangësi në buxhetet e tyre për shkak të pandemisë.

Senati amerikan miraton paketën stimuluese prej 1.9 trilion dollarësh, për ndihmën kundër coronavirusit
Lexo po ashtu Senati amerikan miraton paketën stimuluese prej 1.9 trilion dollarësh, për ndihmën kundër coronavirusit

Ky Projektligj, duhet të kthehet në Dhomën e Përfaqësuesve, e cila miratoi një version pak më të ndryshëm një javë më parë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Ik në Blue Fafa për vikend: Shijo pranverën e hershme buzë detit

Ik në Blue Fafa për vikend: Shijo pranverën e hershme buzë detit

Fafa Resort
Ftesë per ofertim

Ftesë per ofertim "Punime në “Telework” dhe “Civilwork” në rrjetin e IPKO

IPKO
Po lulëzojnë ofertat n’BAU MARKET

Po lulëzojnë ofertat n’BAU MARKET

Bau Market
Vizitoni destinacionet magjike me kompaninë kosovare gjatë gjithë verës

Vizitoni destinacionet magjike me kompaninë kosovare gjatë gjithë verës

Prishtina Ticket
Po bëhen një vit nga hapja e librarisë më të bukur në vend: Librarisë

Po bëhen një vit nga hapja e librarisë më të bukur në vend: Librarisë "Dukagjini" në Prishtina Mall

Dukagjini Bookstore
Golden Eagle rrit prezencën në tregun Slloven

Golden Eagle rrit prezencën në tregun Slloven

Golden Eagle Energy Drink
Kalo në kategori