Radio Mosaique, një radio stacion privat, ka raportuar se tre veta, me veshje të stilit ushtarak, kanë mundur të marrin pengje brenda muzeut, objekt ky ngjitur me ndërtesën e parlamentit kombëtar, transmeton Telegrafi.

Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Mohamed Ali Aroui, i ka thënë këtij radio stacioni se njëri nga të vdekurit ishte tunizian. Ai nuk ka zbuluar nacionalitetin e viktimave të tjera.


Muzeu Bardo, i cili prezanton historinë e Tunisit dhe përmban njërin ndër koleksionet më të mëdha në botë, të mozaikut romak, është njëri nga atraksionet më të mëdha turistike të këtij vendi.

Sipas autoriteteve të këtij vendi, muajin e kaluar, Tunizia ka arrestuar mbi 30 militantë të dyshuar, disa prej tyre që ishin kthyer nga luftimet në Siri, të cilët po planifikonin sulme “spektakolare”. /Telegrafi/