LAJMI I FUNDIT:

Sulm me bombë në Turqi, plagosen 12 policë

Sulm me bombë në Turqi, plagosen 12 policë

Të paktën 12 oficerë policie u plagosën nga shpërthimi me bombë në një autobus. Ngjarja ndodhi sot në Mersin në Bulevardin “Okan Merzeci”.

Kryeprokurori i Mersinit tha se ngjarja po hetohet nëse ka apo jo lidhje me Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit.

Disa oficerë policie, ambulanca dhe zjarrfikës kanë shkuar në vendin e ngjarjes, përcjell oranews.al.

Sulme të tilla ndaj policisë së Turqisë janë bërë dhe në të kaluarën nga Partia e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), të cilët cilësohen për tri dekada si kryengritës në Turqinë jugore.

PKK është renditur si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE.

Edhe militantët ekstremistë, Shteti Islamik, kanë kryer sulme vdekjeprurëse në të kaluarën në Turqi.