Ministrja e Jashtme e Suedisë, Ann Linde, ka nënshkruar të martën në mëngjes një aplikim që deklaronte se vendi dëshiron të anëtarësohet në NATO.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, lëvizja shënon një hap zyrtar nga Stokholmi drejt bashkimit me aleancën ushtarake të udhëhequr nga SHBA.

Me këtë, ky vendi i jep fund neutralitetit ushtarak, neutralitet që mbante me dekada.

Cilët janë hapat e ardhshëm nëse Suedia dhe Finlanda kërkojnë të anëtarësohen në NATO? Cilët janë hapat e ardhshëm nëse Suedia dhe Finlanda kërkojnë të anëtarësohen në NATO?

Hapi i tillë vjen pasi pushtimi rus i Ukrainës ndezi një “evolucion dramatik në sigurinë dhe gjeopolitikën evropiane”.

“Duket si diçka shumë e madhe, shumë serioze dhe duket sikur kemi arritur në një përfundim që është më i miri për Suedinë”, citohet të ketë thënë Linde.

Pse anëtarësimi i Finlandës në NATO është një lajm shumë i keq për Putinin? Pse anëtarësimi i Finlandës në NATO është një lajm shumë i keq për Putinin?

“Nuk e dimë sa kohë do të zgjasë (procesi), por llogarisim se mund të zgjasë deri në një vit”.

“Tani këtë javë, ky aplikacion do të dorëzohet, së bashku me Finlandën, brenda një dite apo më shumë dhe më pas do të përpunohet nga NATO”.

Njeriu që e njeh Putinin më mirë se shumica e diplomatëve flet për takimet me presidentin rus - tregon paralajmërimin që ai u bëri rusëve në janar Njeriu që e njeh Putinin më mirë se shumica e diplomatëve flet për takimet me presidentin rus - tregon paralajmërimin që ai u bëri rusëve në janar

Ndryshe, kryeministrja e Suedisë, Magdalena Andersson, tha të hënën se vendi duhet t’i bashkohet NATO-s së bashku me Finlandën fqinje për “të garantuar sigurinë e popullit suedez”.

E presidenti rus Vladimir Putin ka vlerësuar se hyrja e dy vendeve nordike në NATO nuk do të krijojë një kërcënim për Rusinë, por zgjerimi ushtarak në territor “me siguri do të shkaktojë përgjigjen tonë”. /Telegrafi/