LAJMI I FUNDIT:

Suedia do t’i dënojë me gjashtë muaj burg ata që i shkelin rregullat e karantinës

Suedia do t’i dënojë me gjashtë muaj burg ata që i shkelin rregullat e karantinës

Të gjitha ata që i shkelin rregullat e karantinës në Suedi, mund të rrezikojnë deri në gjashtë muaj burg, si pjesë e përpjekjeve të reja, për parandalimin e coronavirusit.

Deri më tani, ky shtet ka qenë shumë i hapur, por tani ka nisur të ashpërsojë rregullat, pasi pandemia është përhapur shumë në Evropë, transmeton Telegrafi.


“Gjatë një mbledhjeje të jashtëzakonshme të kabinetit që e zhvilluam mbrëmë, vendosëm që të ndalojmë grumbullimin e më se 50 personave”, ka thënë presidenti suedez Stefan Lofven.

Sipas këtij vendimi që hyn në fuqi nesër, të gjithë ata që organizojnë aktivitete kaq të mëdha dhe ata që marrin pjesë, mund të dënohen deri në gjashtë muaj burg, ose me gjobë.

Lofven iu ka kërkuar banorëve që të mos udhëtojnë në qytete tjera, derisa Pashkët t’i festojnë ndaras dhe të gjithë në shtëpitë e tyre.

Në Suedi, deri më sot janë raportuar 92 të vdekur nga coronavirusi, ndërsa 3,046 janë të infektuar. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

Botë
Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Botë
SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

Botë
Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Botë
Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Evropa
Kalo në kategori