Suarez nuk shqetësohet nga kritikat

Uruguaiani ka shënuar 14 gola në të gjitha garat këtë sezon, ndërsa që kur u transferua në Anfield është përballur me kritika të shumta për performancat e tij.
“Të gjithë kanë të drejtën për të pasur një mendim, por nëse do të dëgjoja secilin koment që del nga secila media, do të çmendesha”.
“Çfarëdo që bëj në fushë, mirë ose keq, do të ketë komente, prandaj e përballoj duke u përpjekur që të mos i kushtoj vëmendje”.
“Për mua është e rëndësishme mënyra si më trajtojnë bashkëlojtarët dhe raporti që kam me ta. Kënaqem me mbështetjen e tifozëve dhe jam te një klub ku jam shumë i lumtur. Kjo është shumë e rëndësishme”, ka deklaruar Suarez për Sky Sports. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
24/12/2012
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































