LAJMI I FUNDIT:

Studimi: Pse ndërtesat nëpër qytet shkaktojnë dhimbje koke

Studimi: Pse ndërtesat nëpër qytet shkaktojnë dhimbje koke

Besojeni ose jo, por ndërtesat nëpër qytet mund t’ju shkaktojnë dhimbje koke! Arnold J Wilkins, profesor i psikologjisë në universitetin e Essex, tregoi për CNN si ndikojnë peizazhet urbane te truri ynë

Gjatë mijërave vjetëve, truri i njeriu evoluoi duke përpunuar në mënyrë efektive skenat e botës natyrore. Por “xhungla” urbane paraqet një sfidë për trurin, për shkak të modeleve të përsëritura që përmban.

Skenat urbane prishin rregullin e natyrës: ato kanë tendencë të shfaqin modele të përsëritura, për shkak të përdorimit të zakonshëm të tipareve të njëjta të projektimit (siç janë dritaret, shkallët, kangjellat). Modele të tilla të rregullta rrallë gjendjen në natyrë.

Për shkak se këto modele të përsëritura të arkitekturës urbane prishin rregullin e natyrës, është e vështirë për trurin që t’i përpunojë. Duke qenë se nuk janë të lehta për t’u përpunuar, janë edhe më pak të përshtatshme për t’u parë. Prandaj edhe sipërfaqet me vija ose shkallët elektrike mund të shkaktojnë dhimbje koke ose kriza epileptike.

Për të studiuar më mirë rastin, u ndërtuan modele të thjeshta kompjuterike për të matur aktivitetin e qelizave nervore në momentin që shohim imazhe të natyrës dhe imazhe te arkitekturës urbane. Modelet u ndërtuan nga profesorë të University of Essex, University of Lincoln dhe University of St. Andrews.

Pas studimit të rastit, profesorët arritën të masnin aktivitetin e qelizave të trurit. Sipas tyre, kur shiheshin peizazhe urbane, aktiviteti i qelizave nervore rritej. Me fjalë të tjera, imazhe të tilla kërkojnë më shumë kohë që truri t’i përpunojë.

Hulumtimi doli edhe në përfundimin se në 100 vitet e fundit, projektimi i ndërtesave është bërë gjithnjë e më pak komod për t’u parë.

Një tjetër mënyrë për të studiuar ndikimin që kanë ndërtesat urbane në tru është përdorimi i oksigjenit. Përmes vëzhgimit me dritë me infra të kuqe, studiuesit arritën në përfundimin se kur njerëzit shohin pamje që i shmangen natyrës, rritet përdorimi i oksigjenit në tru.

Për aq kohë sa dhimbja e kokës ka tendencën të shkaktohet nga përdorimi i tepërt i oksigjenit, kjo shpjegon pse disa dizajne na japin dhimbje koke.

Personat që vuajnë nga migrena janë më të ndjeshëm ndaj modeleve të përsëritura të ndërtesave. Shumë njerëz që përballen me dhimbjet e migrenës e kanë të pamundur të punojnë nëpër zyra.

Burimi: The Conversation, via CNN

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Shëndetësi
Kalo në kategori