LAJMI I FUNDIT:

Studentja nga Kosova kërkon votën tuaj

Studentja nga Kosova kërkon votën tuaj

Era Kryeziu, qytetare nga Kosova e cila aktualisht jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka shkruar esenë me teme “From War to Freedom” (Nga lufta në liri) përmes se cilës ajo aplikon për bursë prej 10 mijë dollarë për fakultet. Ajo ka nevojë për ndihmën dhe votën tuaj që eseja e saj të zgjidhet me e mira.

Era është 17 vjeçare dhe që nga pas lufta jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ajo është duke aplikuar për regjistrim në Queens University of Charlotte në fakultetin e Psikologjisë. Duke pasur parasysh koston e lartë të shkollimit në Shtet e Bashkuara të Amerikës, Era ka aplikuar për bursë me vlerë prej 10 mijë dollarë ku si kusht për të fituar bursën është të shkruaj një ese dhe eseja e saj të zgjidhet më e mira. Momentalisht ajo radhitet në vendin e tretë dhe për këtë arsye ka nevojë për ndihmën tuaj. Era ju fton të gjithëve që të klikoni në linkun e mëposhtëm dhe ta votoni esenë e saj.

http://www.wyzant.com/scholarships/v3/essay74725-Charlotte-NC.aspx