LAJMI I FUNDIT:

Studentët britanikë filmohen duke kërcyer nga dritaret e Universitetit, policia u fut brenda për ta ndërprerë ahengun në kohë të pandemisë

Studentët britanikë filmohen duke kërcyer nga dritaret e Universitetit, policia u fut brenda për ta ndërprerë ahengun në kohë të pandemisë

Studentët e universitetit Salford në Angli janë filmuar duke kërcyer nga dritaret e katit të parë, për t’i shpëtuar policisë që ishte futur brenda për të ndërprerë ahengun në kohën e pandemisë së coronavirusit.

Në videon e publikuar më poshtë, mund të shihen studentët duke ndihmuar njëri-tjetrin të zbresin nga një lartësi prej 12 metrave, transmeton Telegrafi.


E zëdhënësi i universitetit në Salford kas thënë se “janë të vetëdijshëm” për problemin, dhe se “po mundohen të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme”.

Ai shtoi se menaxhmenti i universitetit e kupton shumë seriozisht këtë çështje, duke porositur studentët se duhet të jenë përgjegjës dhe çfarëdo implikimi i tyre në aktivitete të ndaluara në kohën e kufizimit të lëvizjes për shkak të COVID-19, nënkupton ndëshkim.

Kujtojmë që Britania e Madhe është ndarë në dy zona varësisht nga rrezikshmëria e coronavirusit, kështu qytetarëve të Zonës 2 u ndalohet të takohen me të tjerët që nuk janë anëtarë të familjes së tyre.

Gjithashtu nuk lejohen tubimet me më shumë se gjashtë njerëz. E Salfordi është në këtë zonë, kurse mijëra studentë kanë mbetur të ngujuar nëpër kampuse si rezultat i këtyre masave. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Reagimi me një fjalë i ministrit izraelit – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Reagimi me një fjalë i ministrit izraelit – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Botë
Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Azia

"Iranianët janë shumë të frikësuar"

Botë
Sulmi izraelit, iranianët pretendojnë se “shpërthimet ishin si fishekzjarre

Sulmi izraelit, iranianët pretendojnë se “shpërthimet ishin si fishekzjarre"

Botë
Izraeli sulmon Iranin me raketa

Izraeli sulmon Iranin me raketa

Azia
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa
Kalo në kategori