Struganët u japin afat prej 15 ditëve autoriteteve lokale dhe qendrore ta zgjidhin problemin me deponinë e qytetit, përkatësisht të caktojnë një vend ku në të ardhmen do të dërgoheshin mbeturinat.
Kjo vjen pasi javën e kaluar deponia u shua tërësisht, ndërsa u pastrua edhe tymi që më shumë se dy muaj i helmonte struganët.
Por, ekspertët e ambientit jetësor paralajmërojnë se me dërgimin e deponisë në një tjetër vend, do të mbyllet një plagë, ndërsa hapet një tjetër.
Ushtruesi i detyrës kryetar i Strugës Zabzun tha se në të ardhmen mbeturinat e Strugës do të hidhen në lokacion së paku 30 kilometra larg qytetit.