Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi ka muaj që po kërkohej prej policisë së Shqipërisë.
Reperi disa herë kishte publikuar fotografi me armë dhe substanca narkotike, e cila gjë kishte bërë që të lëshohet një urdhër-arresti.
Megjithatë, prokuroria e shtetit shqiptar ka vendosur që atë ta shpallë të pafajshëm, transmeton Telegrafi.
Kështu së paku ka zbuluar vet reperi që vendimin e prokurorisë e ka publikuar në llogarinë personale në Instagram.
Më poshtë mund ta lexoni arsyetimin e prokurorisë. /Telegrafi/