Rasti tragjik i vrasjes së një gruaje shtatzënë në oborrin e Klinikës Gjinekologjike Obstetrike ka shokuar gjithë vendin.
Reagime për vrasjen kanë ardhur nga opinioni i gjerë dhe figura të njohura duke e dënuar këtë rast dhe duke bërë thirrje kundër dhënës ndaj grave.
Megjithatë reperin nga Shqipëria ka Stresi ka akuzuar kolegët e tij nga estrada për injorimin e këtij rasti, dhe mosreagim nga ana e tyre.
“E di që ju VIP-at keni bërë shumë para, dhe tash jeni lartë qa lartë sa veç në Shqipëri e Kosovë ju njohin. Mos kujtoni që keni kap qiellin me dorë!! Rasti që ndodhi në Kosovë, që u vra një nënë shtatzënë a ju duket pak?? Asnjë reagim nuk e kemi parë nga ju? A nuk ju vjen turp?”, ka shkruar Stresi në një postim në Instagram.
Ndërkohë, më herët Arkimed Lushaj (emri i plot) ka bërë edhe një reagim mbi ngjarjen tragjike duke thënë se ‘burrat që janë burra nuk vrasin gra’.
Ndërkohë ditën e djeshme (e enjte) në Prishtinë u mbajt një protestë për mbrojtjen e të drejtave të grave. /Telegrafi/