Ashtu siç edhe kishte paralajmëruar, reperi i njohur, Stresi, ka publikuar këngën e re.
Projekti i ri i reperit nga Shqipëria mban titullin “A t’ka marr malli” dhe erdhi i bashkangjitur edhe me videoklip.
Producent i këngës është Arlenn i cili po ashtu ka bërë ‘mix & master’, për tekstin u kujdes Stresi dhe Melissa.
Projekti tashmë është publikuar në kanalin zyrtar në YouTube dhe padyshim do të pritet mirë nga fansat e reperit.
Kujtojmë që Stresi kohë më parë paralajmërojë një bashkëpunim me modelen dhe këngëtaren nga Kosova, Morena Tarakun. /Telegrafi/