Site icon Telegrafi

Stresi publikon projektin e ri “Mafioz”

Ashtu siç edhe kishte paralajmëruar ditë më parë, reperi i njohur, Stresi, ka publikuar këngën e re.

Projekti i ri i reperit nga Shqipëria mban titullin “Mafioz” dhe erdhi në bashkëpunim me reperin e ri, Ger.

Kënga e tyre e re është vizuelizuar edhe me klip i cili tashmë është publikuar në kanalin zyrtar në YouTube dhe padyshim do të pritet mirë nga fansat e reperit.

Foto: Screenshot/YouTube

Producent i këngës është Alandy, për tekstin u kujdesën vet artistët, ndërsa për videoklipin Max Production.

Kujtojmë që Arkimed Lushaj (emri i vërtetë) ka qenë mjaft aktiv me projekte muzikore, pak javë më parë ai solli një tjetër bashkëpunim.

Përveç kësaj, Stresi po vazhdon të mbaj mbrëmje të ndryshme muzikore. /Telegrafi/

Exit mobile version