Reperi i njohur shqiptar, Stresi, ka publikuar së fundmi klipin e tij më të ri.
“Archimed” titullohet kënga e tij e re, e cila është punuar nga Arlenn Music.
Ndërkohë, vargjet e tekstit të kësaj kënge i ka shkruar vet reperi, emri i vërtetë i të cilit është Arkimed Lushaj.
Klipi është xhiruar në ambiente të hapura dhe ka një përmbajtje shumë interesante.
Ky projekt muzikor i pason këngës “Për veti”, të cilin Stresi e solli në bashkëpunim me Finem dhe Solo. /Telegrafi/