Ashtu siç kishte paralajmëruar, Stresi ditën e sotme (e shtunë) ka paralajmëruar projektin e ri muzikor.
“I smoke them” mban titullin kënga, të cilën e ka kompletuar mjaft mirë edhe nga ana vizuale.
Videoklipin e projektit këtë herë e ka realizuar në Kosovë, saktësisht në qytetin e Prizrenit.
Teksti është shkruar nga vet artisti, kurse për videon u kujdes produksioni Macro Films.
Arkimed Lushaj (emri i vërtetë) në prurjen e re po ashtu ka përfshirë disa detaje e histori të jetës personale.
Këngën tashmë të plotë mund ta gjeni në YouTube, në kanalin zyrtar të reperit.
Besohet se ky realizim i 36-vjeçarit do pritet mirë nga fansat e publiku. /Telegrafi/