Reperi nga Shqipëria, Stresi është drejt finalizimit të këngës së re.
Arkimed Lushaj (emri i vërtetë) ka paralajmëruar projektin e ri përmes një fotografie në Instagram.
Teksas shihet mbi një makinë, Stresi ka zbuluar se projekti më i ri i tij publikohet të shtunën (15 tetor).
“Të shtunën premier, koleg, miq, shokë e shoqe, gazetar dhe media bëhuni gati”, ka shkruar reperi në mbishkrimin e postimtit.
Në komente fansat kanë mirëpritur këtë lajm, të cilët padyshim presin me padurim një këngë të re nga reperi.
Ndryshe, kujtojmë që projekti i fundit i Stresit mban titullin “Win win” dhe erdhi në bashkëpunim me One T.
Përveç kësaj, reperi ka qenë mbetet i angazhuar edhe me koncerte dhe mbrëmje të ndryshme muzikore. /Telegrafi/