Site icon Telegrafi

Stresi paralajmëron projekti e ri, publikon një pjesë të shkurtër të klipit

Reperi i njohur, Arkimed Lushaj-Stresi po vazhdon të jetë aktiv me projekte muzikore.

Reperi tashmë ka gati këngën e re e cila është në bashkëpunim me reperin e ri, 313 Ger, ndërsa do të jetë e vizuelizuar edhe me klip.

Në llogarinë e tij zyrtare në Instagram, Stresi ka publikuar një pjesë të shkurtë të videoklipit, ndërsa ka bërë të ditur që kënga lansohet së shpejti dhe mban titullin “Mafioz”.

Foto: Stresi/Instagram

“Mafioz, së shpejti në bashkëpunim me 313 Ger, talent i zbuluar, producent i këngë është Alandy dhe video nga Max Production”, ka shkruar Stresi në mbishkrimin.

Kujtojmë që projekti i fundit i Stresit është “Shoqnia” që u publikua në fund të vitit 2021.

Ndryshe, reperi kohëve të fundit ishte mjaft i përfolur, sidomos për shkak të shoqërimit me reperin tjetër, Noizy, me të cilin prej vitesh ishin në konflikt. /Telegrafi/

Exit mobile version