Arkimed Lushaj, i njohur me emrin artistik, Stresi, këtë vit ka qenë shumë aktiv me projekte muzikore.
Ai së fundmi ka nisur punën për një tjetër këngë të re, për të cilën ka ndarë edhe një imazh nga videoklipi.
Në një postim të publikuar në Instagram, reperi shfaqet përkrah disa femrave që janë tërësisht të zhveshura.
“Bad VS Bad…Mënyra e vetme në këtë botë për të jetuar është: ‘Pa ndjenja’”, ka shkruar ai.
Të shumta kanë qenë reagimet që ka marrë në hapësirën për komente, fansat e të cilit mezi po presin për prurjen e radhës të reperit.
Stresi ndërkaq vetëm dy javë më parë solli këngën e re “Jo Jo Jo” në bashkëpunim me Pakufijt.
Projekti për vetëm kaq pak kohë ka mbledhur mbi afro një milion klikime. /Telegrafi/