Rep-artisti shqiptar, Stresi, për vite të tëra ka qëndruar aktiv në prurjet e reja muzikore.
Në rrjete sociale ai gjithmonë sjell imazhe dhe video të ndryshme nga jeta dhe karriera profesionale.
Kësaj radhe, në një postim në Instagram, reperi ka bërë të ditur se shumë shpejt do ta lansojë projektin e ri.
Ai u shfaq në një studio muzikore, ndërsa në krah të tij qëndronte producenti Cbiz.
“Jam i nderuar që të takova Cbiz, Hiroshima vjen shumë shpejt”, ka shkruar ai në përshkrim.
Fansat e tij padyshim që shpërthyen me komente, teksa mezi presin lansimin e prodhimtarisë muzikore.
Ndërkaq, “S’jam dorzu” është hiti tij i fundit, që erdhi në bashkëpunim me reperin Getinjo. /Telegrafi/