Site icon Telegrafi

Stresi nuk mendon të ribashkohet sërish me Keisin

Reperi i njohur nga Shqipëria, Stresi, gjatë kësaj kohe ka qenë mjaft i komentuar si për jetën private e po ashtu edhe për atë profesionale.

Ai së fundmi ka qenë i ftuar në emisionin “NIN”, i cili mes shumë gjërash ka folur edhe për raportin me ish-partneren e tij, Keisin.

Ai ka sqaruar se kriza mes çiftit ka ardhur që pas daljes së tij nga burgu.

Stresi (Foto: YouTube)

Sipas artistit, gjithçka ka qenë një keqkuptim i madh, pas një nate kur Stresi shoqërohej nga 30 djem të tjerë.

“Jemi ribashkuar pas burgut. Ajo ka ndenjur aty tërë kohën më ka pritur, nuk është e lehtë të vish nga ana tjetër e botës e të presësh. Pasi dola u rikuperova shumë shpejt. Ka qenë nata kur erdha në Prishtinë në një emision, aty ndodhi një keqkuptim i madh. Kemi shkuar në hotel 30 djem dhe unë i mbaj mend gjërat shumë mirë. Unë nuk mund të ndaloja dikë të merrte shoqen e tij dhe këtu ndodhi një keqkuptim i madh. Asaj i kanë thënë unë kam qenë ndryshe dhe si duket me zor ka prit, mori avionin dhe iku”, ka thënë ai.

Arkimed Lushaj (emri i vërtetë) ka vënë në dyshim nëse do ketë sërish një ribashkim mes tij dhe Keisit.

Stresi dhe Keisi (Foto: Instagram)

Megjithatë, ai shton se ish-e dashura e tij vazhdon të mbetet e njëjtë pasi akoma ka mbiemrin e reperit.

“Aktualisht nuk jam me të. Ajo është shumë e shtrenjtë për mua përderisa ka mbiemrin tim akoma. Për një rikthim nuk mund të flas. Unë po ec para, se është dicka o vjen, o s’vjen. Unë jam shumë mirë aktualisht”, thekson Stresi.

Të njëjtit ndërkohë janë ndarë për më shumë se një vit. /Telegrafi/

Stresi dhe Keisi (Foto: Instagram)
Exit mobile version