Reperi Arkimed Lushaj, i njohur me emrin artistik Stresi, javën e kaluar ishte liruar nga burgu.
I njëjti ishte arrestuar nga policia shqiptare më 17 tetor të vitit të kaluar, pasi po qarkullonte me armë pa leje.
Kështu, pas daljes nga burgu duket se ai ka filluar të merret me aktivitete fizike, derisa ka sjell një fotografi nga palestra. “Është gjithçka për bb4life”, ka shkruar ai pranë fotos.
Ndërkaq, ai ka nisur punën edhe për projekte të reja pasi i ka munguar publikut për një kohë të gjatë.
Këngëtari 32 vjeçar, të fundit këngë që publikoi për fansat e tij është “Të du Mom” për garën “Kënga Magjike”, me ç’rast edhe nuk arriti të performojë.
Sa i përket jetës private, Stresi është i fejuar me Keisin dhe çifti është thënë se do të martohen së shpejti. /Telegrafi/