Reperi Stresi ka qenë shumë i përfolur gjatë këtyre ditëve në media, po aq sa vet protesta që është mbajtur në Tiranë për vrasjen e paprecedentë të Klodian Rashës.
Ai është shpallur madje në kërkim nga Policia e Shtetit, teksa mësohet se është arratisur drejt Kosovës.
Këtë e ka bërë të ditur në një dalje për “Prive” vet reperi, emri i vërtetë i të cilit është Arkimed Lushaj.
Ai madje ka treguar edhe mënyrën se si arriti të arratisej në Kosovë falë miqve të tij, duke u detyruar që përgjatë rrugës të largohet me një veturë funeralesh.
“Ishte shumë e vështirë se dje pas proteste janë dhënë urdhra që Stresi djali i Sali Lushës të merret në Drejtorinë e Policisë. Është shumë e vështirë me dal prej turme. Kemi dal, jemi bllokuar në një vend, u futëm në një kafene, kur pamë që protestuesit u drejtuan të Drejtoria, e kemi dit që krejt forcat policore shkojnë aty. Kemi marrë një shok temin që punon me makinat e varrimit. Vetëm për të dalë nga protesta. Kemi shkuar deri në Laç me të. Aty pastaj drejt Kosovës. I përshëndes krejt çunat që më prunë në Kosovë”, tha ai.
Duke theksuar se kishte një rol kyç në organizmin e protestës, Stresi u shpreh se nuk lejoi asnjë parti në protestën paqësore të prganizuar në Tiranë.
“S’kam leju asnjë parti aty, as PD-në teme. Edhe të kishte qenë PD- në pushtet, betohem në nënën teme që do kisha qenë kundra po të ishte”, theksoi tutje Stresi.
Gjatë këtyre ditëve, si ka kritikuar ashpër edhe kolegët e tij nga Kosova për mos-pjesëmarrje në protestë dhe madje edhe për reagime të pakta nga ana e tyre në rrjetet sociale, lidhur me ngjarjen famëkeqe. /Telegrafi/