Reperi i njohur shqiptar, Stresi, kohëve të fundit ka qenë shumë i përfolur për lidhjen e tij me modelen Keisi.
Çifti rrëmbyen vëmendje të madhe në faqet rozë për shkak të marrëdhënies së tyre e po ashtu herë pas here për deklaratat që bënë.
Së fundmi, ka qenë vet reperi ai i cili ka treguar më shumë për raportin e dyshes, teksa në postimin e ndarë kishin vënë një filtër që i bënë ata të duken si bebe.
“Kur u njohëm ishim të vegjël. Kaluam sfida, kaluam çdo gjë. Kaluam njerëz të lig kundërshtarë, por në fund këta nuk e dinë se ne jemi shok të ngushtë”, ka shkruar ai.
Fotografia e tyre u realizua gjatë një bisede live të zhvilluar mes çiftit, pasi Keisi ndodhet në Amerikë.
Të njëjtit prej vitesh janë duke shijuar lidhjen dhe këtë vit do organizonin një dasmë, por që u anulua për shkak të pandemisë COVID-19. /Telegrafi/