Reperi nga Shqipëria, Arkimed Lushaj apo siç njihet me emrin artistik Stresi, ka prezantuar projektin e ri muzikor.
“Feel Good” mban titullin kënga e re, të cilën e ka sjell në bashkëpunim me reperin nga Londra, C.Biz.
Projekti vjen i kompletuar edhe nga ana vizuale dhe me paraqitje atraktive të dy reperëve.
Femrat e zhveshura, makinat luksoze e disa elemente nga vera nuk mungojnë në klipin e dyshes së njohur.
Përkundër se është një bashkëpunim ndërkombëtar, Stresi i ka qëndruar besnik gjuhës së tij – pasi interpreton në shqip.
Kënga tashmë gjendet e plotë në kanalin e artistit shqiptar në platformën YouTube.
Theksojmë që Stresi prej disa muajsh është zhvendosur në Londër, ku edhe po vazhdon të punojë në këngë të reja. /Telegrafi/