Reperi i njohur nga Shqipëria, Stresi, krahas karrierës profesionale është mjaft i përkushtuar edhe ndaj familjes së tij.
Artisti, i cili numëron mbi 600 mijë ndjekës në Instagram, ka po ashtu raporte shumë të mira me nënën e tij.
Me rastin e ditëlindjes, Arkimed Lushaj (emri i vërtetë) ka publikuar një video duke zgjedhur fjalët më të bukura e më prekëse për të ëmën.
“Nëse një ditë nuk do të jesh pranë meje dije se çdo mëngjes do i lajë sytë me lotët e tu, ah moj e shtrenjta nënë falënderoj Allahun e madh që ma dha mundësinë të jetoj jetën dhe të njoha ty nënë. Sa të kem jetë në këtë jetë të jam mirënjohës. Sonte është ditëlindja jote dhe unë të uroj edhe 100 vite të lumtura e shtrenjta nënë”, ka shkruar ai.
Në videon e dedikuar nënës shfaqet edhe partnerja e reperit shqiptar, Keisi, për të cilën deklaroi se nuk janë ndarë asnjëherë.
Në anën tjetër, Stresi po shijon suksesin e projektit të ri muzikor të titulluar “Archimed” i cili u prit mirë nga publiku. /Telegrafi/