Site icon Telegrafi

Stresi: Çdo mik që më është shndërruar në armik, më ka urryer që nga dita e parë

Foto: YouTube

Reperi i njohur nga Shqipëria, Stresi, kohëve të fundit ka qenë një nga emrat më të komentuar në rrjetet sociale.

Kjo për shkak të disa ‘thumbimeve’ që i janë bërë dhe ‘diss-ave’ nga reperë të tjerë, të cilët dikur i konsideronte si miq.

Ai së fundmi ka ndarë një postim në InstaStory, të cilin e ka shoqëruar me një thënie që duket se është një ‘kunjë’ megjithëse nuk ka dhënë detaje.


“Çdo mik çdo shok që më është shndërruar në armik. Dijeni mirë. Më ka urryer që nga ditë e parë sepse unë ndoshta përulem para tyre por nuk nënshtrohem sepse jetoj me krenari dhe dinjitet, ju se keni këtë gjë”, ka shkruar ai.

Lexo po ashtu R-jan i bën një ‘diss’ Stresit në “Gjoni Black”, edhe pse dikur ishin miq

Ky postim ka bërë që të ketë reagime të shumta nga ndjekësit e tij në hapësirën për komente.

Arkimed Lushaj (emri i vërtetë) nga ana tjetër po vazhdon të jetë aktiv me projekte të reja muzikore. /Telegrafi/

Exit mobile version