Reperi i njohur Arkimed Lushaj – Stresi së shpejti do të publikojë projektin e tij më të ri muzikor “GTA”.
Ai në një bisedë për Telegrafin, ka zbuluar ekskluzivisht detajet e këngës së re, duke treguar do të publikohet së shpejti me klip.
Ndërkohë, ai vazhdon të jetë shumë aktiv dhe i ndjekur edhe në rrjetet sociale, në të cilat shpesh ndan me fansat imazhe të ndryshme nga jeta e tij e përditshme.
Jo rrallë herë, Stresi ka shpalosur edhe anën e tij emocionale, duke u bërë dedikime të veçanta personave të zemrës.
Së fundmi, ai ka publikuar një fotografi mjaft të veçantë, ku shfaqet pranë të dashurës së tij, i veshur mjaft elegant dhe i buzëqeshur pranë saj.
“Personi im i preferuar”, ka shkruar reperi në mbishkrimin e fotografisë, duke iu referuar kështu vajzës e cila ka zënë vend tashmë në zemrën e tij. /Telegrafi/