“Nuk ka pasur kurrfarë kërkese. Ajo ishte një nga temat e bisedës sonë, por nuk na u kërkua rikthimi apo nuk na u vendos ndonjë kusht”, tha Stojanoviq.

Lista Serbe, anëtare e koalicionit qeverisës të Kosovës, nuk po merr pjesë në qeveri dhe Kuvend që nga koha e shkarkimit të Aleksandar Jablanoviqit nga posti i Ministrit për Komunitete dhe Kthim, shkruan beta, transmeton Telegrafi.


Gjithashtu, Lista Serbe beson se partnerët e koalicionit nuk po e respektojnë marrëveshjen - formimin e komunave të reja me shumicë serbe dhe nuk e kanë ndaluar privatizimin në komunat me shumicë serbe në Kosovë.

I pyetur nëse përfaqësuesit e Listës Serbe do të kthehen në institucionet kosovare, Stojanoviq tha se për këtë temë "këto ditë" do të takohen me zyrtarë nga Serbia.

“Ne presim një takim me kryeministrin serb Aleksandar Vuçiq. Gjithashtu do të diskutojmë edhe një herë me të gjithë deputetët dhe më pas do të ju njoftojmë për vendimin tonë përfundimtar” , shtoi Stojanoviq. /Telegrafi/