Drejtoresha e Klinikës Universitare për Sëmundje Ngjitëse thekson se me ardhjen e dimrit do të jetë më vështirë ta mbrojmë rrezikun nga coronavirusi.

Sipas saj, duhet në mënyrë rreptë duhet t’u përmbahemi masave të rekomanduara dhe se për shkak të temperaturave të ulëta do të jemi në hapësira të mbyllura dhe automatikisht kjo rrit rrezikun e përhapjes së coronavirusit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Stevanoviq thekson se gjatë dimrit ka shumë infeksione respiratore që barten në mënyrë të njëjtë dhe kanë simptoma të njëjta me coronavirusi.

“Jo vetëm pajisjet, por edhe organizimi i sistemit shëndetësor duhet të planifikohet dhe të organizohen kapacitete shtesë në spital, për shkak se në fillim ato ishin të nevojshme, dhe se gjatë muajve të ardhshëm u dëshmua se ka rëndësi kruciale për funksionimin shëndetësor të vendit”, tha mjekja Stevanoviq.

Ajo shton se me kapacitetet aktuale të Klinikës Infektive tha se momentalisht 80 për qind janë përmbushur kapacitetit dhe se duhet të ketë hapësirë për pacientët që shërohen nga infektimet tjera./Telegrafi/