LAJMI I FUNDIT:

Statistika, analizë dhe parashikim: Liverpool – Manchester City

Statistika, analizë dhe parashikim: Liverpool – Manchester City

Futbolldashësit do të jenë dëshmitar të një prej derbive më të mëdhenj Ligës Premier.
Liverpool do të jetë nikoqir i skaudrës së pamposhtur në këtë sezon, Manchester Cityt, ku ky i fundit është lider i ligës me 15 diferencë para vendit të dytë, Manchester Unitedit.

Vendi: Andield Road, Liverpool
Koha: 13 Janar (e diele), 17:00

Anfield Road ka kapacitetet prej 54,074 ulësesh

Lajmet rreth ekipeve

Liverpool

Liverpool ka pasur më shumë se një javë kohë për t’u përgatitur rreth kësaj ndeshje të madhe të Ligës Premier pasi që nuk ka qenë e angazhuar në mesjavë.

Mohamed Salah pritet të rimëkëmbet nga një lëndim në ije që e mbajti larg derbit të Merseysidet kundër Evertonit.

Philippe Coutinho iu bashkua Barcelonës gjatë fundjavës së kaluar dhe nuk dihet se kush do ta zëvendësojë brazilianin.

James Milner dhe Alex Oxlade-Chamberlain pritet të startojnë në mesfushë, ndërsa Trent Alexander-Arnold dhe Joe Gomez luftojnë për një vend në krahun e djathtë.

Lojtarët e dyja ekipeve që pritet të mungojnë

Manchester City

Pep Guardiola pushoi lojtarët gjatë fitores 2-1 ndaj Bristol Cityt të martën mbrëma dhe do t’i ketë në dispozicion gjatë derbit të sotëm.

Nuk ka befasi në formacionin e parë, por David Silva mund të humbasë takimin për shkak të arsyeve personale.

Benjamin Mendy, Phil Foden, Vincent Kompany dhe Gabriel Jesus janë të lënduar dhe nuk do të luajnë për Manchester Cityn.

Kush mund të jetë lojtari i ndeshjes?

A e dini se…?

Man City ka fituar 19 nga 20 ndeshjet e fundit (Premier League).

Liverpooli është i pamposhtur në 16 ndeshjet e fundit në shtëpi në të gjitha garat kundër Man Cityt.

Liverpooli është i pamposhtur në 13 ndeshjet e fundit në shtëpi (Premier League).

Në pesë ndeshjet e fundit të Liverpoolit janë shënuar mbi dy gola (Premier League).

Man City ka realizuar gola në dy pjesët e takimeve në pesë nga gjashtë ndeshjet e fundit (Premier League).

Man City nuk ka pësuar gol në tre ndeshjet e fundit (Premier League).

Liverpooli ka shënuar të paktën dy gola në pesë ndeshjet e fundit (Premier League).

Vlerësimi i lojtarëve deri në xhiron e 11 të Ligës Premier dhe formacionet e mundshme

Lojtarët e dyja ekipeve që pritet të mungojnë

Analizë

Liverpool është 18 pikë prapa liderit të ligës elitare angleze, por një fitore ndaj Pep Guardiolës do të ishte një mesazh i madh në kërkimin të një vendi që dërgon në Ligën e Kampionëve.

Manchester City është në rrugë të mbarë për të përfunduar kampionatin pa humbje, por ky është ndoshta testi më i madh i tyre.

City gjatë mesjavës triumfoi 2-1 ndaj Bristol Cityt, ndërsa Liverpool kishte nëntë ditë në dispozicion për t’u përgatitur për këtë ndeshje.

Kjo pritet të jetë një nga ndeshjet më të këndshme të sezonit dhe nuk pritet që Citizens të triumfojnë si në ndeshjen e parë me rezultat të thellë 5-0.

Parashikim i ekspertëve 

Në trend Sport

Më shumë
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Kalo në kategori