S&P arsyeton se shkak në vendimin e saj është rritja tepër e ngadaltë e ekonomisë spanjolle si dhe niveli i lartë i borxheve që bart sektori privat në vend.

Agjencia, tha gjithashtu se niveli i lartë i papunësisë që po përballet Spanja, ndikon dhe do të ndikojë për një kohë të gjatë në performancën e ekonomisë vendase.


Me këtë vendim, S&P i bashkohet agjencisë Fitch, e cila javën e shkuar zhvlerësoi aftësinë kredituese për Spanjën. Sipas ekspertëve, të dy vendimet do të kenë ndikim të drejtpërdrejtë në koston hua-marrëse të Spanjës. /Telegrafi/