Po ashtu, skuadrat kosovare po rrisin ndikimin dita-ditës në basketbollin rajonal. Ato numërojnë shumë lojtarë të huaj në radhët e tyre, shpesh me paga astronomike, krahasuar me basketbollistët vendorë dhe lojtarët e sporteve të tjera.
Por kjo është e gjithë krenaria e basketbollit.
Baza e këtij sporti vlerësohet më e dobëta në Kosovë, duke krahasuar me sportet e tjera kolektive. Është i fundit në listën e sporteve masive pas futbollit, hendbollit e volejbollit.
Superliga e basketbollit te meshkujt, si gara më atraktive në vend, do të nisë këtë fundjavë, por jo me tetë skuadra siç ishte paraparë. Një skuadër është tërhequr. Sipas Federatës, janë shtatë skuadra që do të garojnë në elitën e meshkujve dhe 11 të tjera në kategorinë e dytë. Po aq, 11 – janë edhe në ligën e vetme të femrave.