LAJMI I FUNDIT:

Spitali Amerikan realizon ndërhyrjen e rrallë në aortë

Spitali Amerikan realizon ndërhyrjen e rrallë në aortë

Realizohet për herë të parë me sukses në Shqipëri ndërhyrja në aortë me kirurgji të mbyllur.

Spitali Amerikan në Tiranë ka kryer me sukses një operacion tepër delikat në aortë. Për herë të parë aneurizma e aortës një sëmundje shumë e hasur në pacientët e grupmoshave të ndryshme, mund të kurohet tashmë në këtë spital. Mjekët e departamentit të kardiokirurgjisë të Spitalit Amerikan, të kryesuar nga mjeku turk kardiokirurg Prof. Dr. Neyyir Tuncay Eren kanë finalizuar me sukses këtë lloj ndërhyrjeje tek pacienti 39-vjeçar Artan Çupi.

Sipas mjekut kardiokirurg pranë Spitalit Amerikan Dr. Sabjan Memishaj, bëhet fjalë për një ndërhyrje shumë të veçantë që ka disa avantazhe, një prej të cilave edhe mënjanimi i hapjes së kraharorit për të realizuar ndërhyrjen: “ Riparimi i aortës zbritëse është një risi për mjekësinë në Shqipëri.”


Aorta është arteria më e madhe në trup, me origjinë nga barkushja e majtë e zemrës dhe që shtrihet poshtë në bark, ku përfundon në dy arterie të vogla për këmbët. Ajo shpërndan gjakun e oksigjenuar në gjitha pjesët e trupit me anë të sistemit të qarkullimit të gjakut. Ashtu si muret e arterieve të tjera, aorta përbëhet nga tre shtresa. Si çdo arterie tjetër e rëndësishme, aorta ka disa sëmundje të rëndësishme. Zgjerimet lokale të aortës janë quajtur si "aneurizma të aortës". 70 % nga aneurizmat shihen në pjesën e barkut të aortës. Diseksioni i aortës është një tjetër problem i frikshëm i aortës. Në diseksion shkolitja ndodh për disa arsye në murin e brendshëm të aortës dhe gjaku hyn nga kjo çarje (vrimë) me një shpejtësi të lartë. Ajo krijon një rruge false për t’u futur në mes të shtresës së brendshme dhe të mesme të aortës. Pacienti zakonisht ndjen një dhimbje shumë të madhe ne momentin e shkolitjes . Ata zakonisht përshkruajnë këtë dhimbje "sikur dikush po i gjuan në gjoks me thikë”.

Diseksioni i aortës është një sëmundje me risk dhe mund të çojë në vdekje, madje edhe me trajtimin optimal. Diseksioni mund të çoj deri në çarjen e aortës dhe në humbjen e pacientit. Diseksioni i aortës ka një normë të vdekshmërisë 80%, dhe 50% të pacientëve që vdesin para se të mbërrijnë në spital.
Nëse diseksioni ndodh në pjesën më të afërt të aortës, duhet të planifikohet menjëherë një operacion emergjent. Për çarjet që ndodhin në pjesë të tjera të aortës, hapi i duhur mjekësor është marrja e vendimit për llojin e ndërhyrjes, e cila jepet në shumicën e pacientëve me raste jo të komplikuara.

“ Në pacientin tonë, diagnoza ishte diseksion i aortës tipi B. Fillimisht, duke parë se gjendja e pacientit ishte e qetë dhe e qëndrueshme ne vendosëm ta ndjekim pacientin me trajtim mjekësor. Por 15 ditë më vonë, zbuluam një zgjerim të aortës e cila mund të shkaktojë çarjen e saj. Për këtë arsye vendosëm të futim një graft artificial në aortë për të eliminuar këtë zgjerim. Kjo metodë e cila ka evituar operacionet me rrezik të lartë është përhapur shumë vitet e fundit dhe në Shqipëri u realizua për herë të parë vetëm në Spitalin Amerikan”; shprehet Prof. Dr. Neyyir Tuncay Eren, kardiokirurg në Spitalin Amerikan.

Operacionet e aortës janë të komplikuara dhe duke qenë procedura me rrezik të lartë kërkojnë një teknologji të përparuar dhe stafi të specializuar. Në vazhdimësi, Spitali Amerikan ka kryer me sukses operacione për të gjitha llojet e patologjive të aortës.
“ Krahasuar me kirurgjinë e hapur vendosja e graftit endovaskular (Evar dhe TEVAR),Tevar janë ndërhyrjet të cilat kanë më pak rrezik dhe aplikohen më lehtë tek pacientët e sëmurë. Ndonjëherë ne kemi kryer edhe procedura të kombinuara të ashtuquajtura Operacione Hibride, në raste të veçanta” u shpreh Prof . Dr. Neyyir Tuncay Eren.
/Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori