Site icon Telegrafi

‘Spiegel’: BE planifikon kontrolle të rrepta në kufirin e Greqisë, Maqedonisë dhe Shqipërisë

Agjencia Evropiane e kufirit Frontex ka në plan përforcimin e kontrollit të kufijve të Greqisë drejt Shqipërisë dhe Maqedonisë, për shkak të frikës së dështimit të marrëveshjes në mes të BE-së dhe Turqisë për të ndaluar rrjedhjen e emigrantëve, pohon revista gjermane “Der Spiegel”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas gazetës, në kuadër të këtij plani Frontex gjatë janarit dhe shkurtit 2017 do të forcojë kontrollin kufitar duke dërguar 60 anëtarë të saj të cilët do të jenë të vendosur përgjatë kufijve të Greqisë me Maqedoninë dhe Shqipërinë.

Ky është forcimi i parë i forcave Frontex të këtyre dy kufijve nga fillimi i misionit të punonjësve të policisë kufitare evropiane, ku sipas ekspertëve, është tregues i rritjes së frikës në Bruksel se Ankaraja do të mund të anulojë marrëveshjen me BE-në, çka eventualisht do të ndalojë valën e re të emigrantëve nga dhjetëra mijëra njerëz të cilët do të përpiqen të kalojnë në Evropën perëndimore ose në të ashtuquajturën shtegu ballkanik i emigrantëve.

Sipas “Der Spiegel”, anëtarët e rinj të Frontex do të përfshihen në kontrollet e pasaportave në pikat kufitare dhe në patrullimin përgjatë kufirit për të parandaluar kalimin e paligjshëm të emigrantëve nga Greqia drejt dy vendeve fqinje.

Megjithatë, javën e kaluar një ekip i përfaqësuesve të Frontex dhe policisë greke ishin në inspektimin e zonave kufitare, deklaron “Spiegel”, duke shtuar se plani parasheh hapjen e dy qendrave operative të Agjencisë Evropiane të Kufirit – në Kilkis dhe Euzonat greke të kufirit maqedonas. /Telegrafi/

Exit mobile version