LAJMI I FUNDIT:

Spanjollët kanë frikë se sakrifica e bërë gjatë bllokimit të coronavirusit “do të shkojë në ujë” – shkaku i turistëve të huaj

Spanjollët kanë frikë se sakrifica e bërë gjatë bllokimit të coronavirusit “do të shkojë në ujë” – shkaku i turistëve të huaj

Spanjollët kanë frikë se sakrificat e bëra gjatë mbylljes së coronavirusit do të jenë të kota pasi turistët nga jashtë shtetit po injorojnë rregullat për veshjen e maskave dhe distancimin shoqëror.

Një reagim i tillë është rritur edhe pas publikimit të disa pamjeve të turistëve të dehur britanikë që vallëzonin jashtë në vendpushimin në një pjesë turistike në Mallorca, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.


Dhe lidhur me këtë, një përdorues i Twitter komentoi: “Pjesë të Spanjës në mbyllje, të moshuarit mbyllen në shtëpitë e përkujdesjes, ne të gjithë veshim maska në rrugë, por në Magaluf, britanikët antisocialë dhe të papërgjegjshëm bëjnë gjithçka që dëshirojnë. Është e turpshme”.

Gjithsesi, ka pasur grindje midis vendasve dhe turistëve për këtë çështje në Magaluf dhe vendpushimet e tjera të Mallorca, dhe të paktën 60 festa të paligjshme janë raportuar tek autoritetet e ishullit.

E organizatorët e këtyre festave të tilla përballen me gjobë deri në 600,000 euro.

Së bashku me Kataloninë dhe Andalucía, edhe Ishujt Balearik kanë bërë maskat të detyrueshme jashtë, madje edhe në situata kur distancimi shoqëror nuk është problem. Përjashtimet e vetme janë në plazh dhe gjatë sportit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ukrainasit godasin me dronë rafineritë ruse të naftës në Smolensk

Ukrainasit godasin me dronë rafineritë ruse të naftës në Smolensk

Evropa
Dramë në Londër, kuajt e arratisur rrëzojnë kalorësit dhe shkaktojnë kaos – lëndohen katër persona

Dramë në Londër, kuajt e arratisur rrëzojnë kalorësit dhe shkaktojnë kaos – lëndohen katër persona

Evropa
Po kërkonte ndihmë para derës së një shtëpie, gruaja nga Oregoni rrëmbehet nga një burrë – policia arrin t’i lokalizojë dhe arrestojë sulmuesin

Po kërkonte ndihmë para derës së një shtëpie, gruaja nga Oregoni rrëmbehet nga një burrë – policia arrin t’i lokalizojë dhe arrestojë sulmuesin

Amerika
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia

Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia

Evropa
Xhamajka bëhet vendi i 142-të që njeh shtetin e Palestinës

Xhamajka bëhet vendi i 142-të që njeh shtetin e Palestinës

Amerika Latine
Si 15-vjeçare e solli në jetë dhe e dha për adoptim – pas 22 vitesh ribashkohen nënë e bijë nga SHBA

Si 15-vjeçare e solli në jetë dhe e dha për adoptim – pas 22 vitesh ribashkohen nënë e bijë nga SHBA

Amerika
Kalo në kategori