LAJMI I FUNDIT:

Spanja vazhdon gjendjen e jashtëzakonshme për gjashtë muaj

Spanja vazhdon gjendjen e jashtëzakonshme për gjashtë muaj

Parlamenti spanjoll votoi sot për të vazhduar gjendjen e jashtëzakonshme edhe për gjashtë muaj.

Kjo do t’u japë autoriteteve lokale kompetenca shtesë për të kontrolluar valën e dytë të coronavirusit.


Gjendja e jashtëzakonshme në Spanjë do të mbetet në fuqi deri më 9 maj, raporton Reuters.

Spanja është një nga vatrat më të mëdha të coronavirusit në Evropë, me më shumë se 1.1 milion të infektuar që nga fillimi i pandemisë dhe më shumë se 35,000 vdekje.

“Ne jemi të vetëdijshëm se qytetarët janë të lodhur pas muajsh përpjekjesh dhe sakrificash dhe se ata nuk mund të bëjnë atë që bënë më parë – të përqafojnë familjen dhe miqtë. Por nuk është koha për të lehtësuar masat, kemi javë dhe muaj shumë të vështirë para nesh”, tha ministri i Shëndetësisë Salvador Ilya.