LAJMI I FUNDIT:

Spanja shënon një “rënie të lehtë”, 605 viktima brenda 24 orëve nga COVID-19

Spanja shënon një “rënie të lehtë”, 605 viktima brenda 24 orëve nga COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit në Spanjë kanë humbur jetë nga coronavirusi 605 njerëz.

Një ditë më parë u raportuan 685 viktima në 24 orë, pra 83 vdekje më pak.


Tashmë numri total i viktimave në vend ka shkuar në 15,843, shkruan oranews.tv.

Numri i të infektuarve ka arritur në 157,022 ndërsa 55,668 pacientë janë shëruar.

Ditën e djeshme parlamenti spanjoll votoi për shtyrjen e gjendjes së jashtëzakonshme deri më 26 prill.