LAJMI I FUNDIT:

Spanja kërkon që ta merr pjesën më të madhe të fondeve të BE-së për përballimin e COVID-19

Spanja kërkon që ta merr pjesën më të madhe të fondeve të BE-së për përballimin e COVID-19

Spanja do të kërkojë pjesën më të madhe të fondeve të urgjencës ndaj pandemisë së COVID-19 të vëna në dispozicion nga Bashkimi Evropian.

Siç njofton zëdhënësja e qeverisë spanjolle, Maria Jesus Montero kjo kërkesë do të bëhet në mënyrë që këto fonde mos të kthehen në borxhe.

“Ne do të vazhdojmë të luftojmë në mënyrë që transferimet të jenë sa më të mëdha të jetë e mundur dhe në mënyrë që të mos kthehen në borxhe për qeverinë e Spanjës”, u shpreh ajo.

Komisioni Evropian do të propozojë projektin për buxhetin e bllokut të 27 vendeve, i njohur si Kornizë Financiare Shumëvjeçare dhe me vlerë rreth një trilion euro së bashku me Fondin shoqërues të Rimëkëmbjes kundër krizës të shkaktuar nga Coronavirusi. /Telegrafi/