Spanja nuk ka arritur të marrë më shumë se një barazim 1-1 ndaj Portugalisë në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve.
Një ndeshje që nisi më mirë për spanjollët të cilët e gjetën golin në mesin e pjesës së parë.
Alvaro Morata mori një pasim të bukur dhe i vetëm me portierin shënoi për 1-0.
https://twitter.com/ValyVidaLoca/status/1532460521366208519
Para se të mbylljes pjesa e parë Carlos Soler (Spanjë) dhe Andre Silva (Portugali) kishin nga një rast, por nuk ishin të saktë.
Portugezët e nisën më mirë fraksionin e dytë, duke rrezikuar me Danilon dhe Rafael Leaon, por që nuk e gjetën rrjetën.
Spanja u kundërpërgjigj me një rast të Moratas, por pa sukses.
Portugalia arriti të barazojë rezultatin në minutën e 82-të, kur Ricardo Horta, nga afër shënoi për 1-1.
https://twitter.com/birdiefootball/status/1532460488751300620
Deri në fund nuk kishte më gola dhe dy skuadrat ndanë pikët. /Telegrafi/