Site icon Telegrafi

Sot do të promovohet udhëzues për sanim të tokave të vërshuara

Udhëzues praktik dhe masa për sanim të tokave në rajonet e vërshuara do të promovojë sot Federata e Fermerëve të Maqedonisë (FFM), përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në udhëzues, theks kryesor është vendosur në vërshimet e fundit dhe përmbytjet në rajonin e Tetovës, Shkupit, Strumicës dhe Pellagonisë. Qëllimi është të ndërmerren masa parandaluese për uljen e pasojave nëse përsëriten, njofton AIM.

Përpilimi i udhëzuesit është në suaza të projektit ‘Mbështetje institucionale e FFM’, i mbështetur nga We Effect. /Telegrafi/

Exit mobile version