LAJMI I FUNDIT:

Sot seancë e jashtëzakonshme për pandeminë

Sot seancë e jashtëzakonshme për pandeminë
Foto: Arkiv

Kuvendi i Kosovës sot mban seancë të jashtëzakonshme ku do të debatohet për gjendjen me pandemi COVID-19 në Republikën e Kosovës.

Seanca e Kuvendit mbahet në orën 11:00.


Kuvendi i Kosovës po sot mban edhe një seancë të rregullt plenare në orën 15:00.

Rendi i ditës

Deklarimet jashtë rendit të ditës,

Pyetjet parlamentare,

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit ne.08/L-035 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-017 për ndihmën Juridike Falas,

Shqyrtimi i raportit për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr. 04/L-139 për Procedurën Përmbarimore, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 05/L-118,

Shqyrtimi i raportit për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr. 06/L-057 për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve,

Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga radhët e komunitetit serb,

Raportimi i Qeverisë së Kosovës në Kuvend rreth “Progresit në përfshirjen e objektivave të zhvillimit të Qëndrueshëm në legjislacion, politika dhe buxhet”,

Debat parlamentar lidhur me Raportin për Vendin për vitin 2021,

Zëvendësimi i anëtarit të GP LS në Komisionin për të Drejtat dhe Interesat e komuniteteve dhe Kthim. /Telegrafi/