Raporti gjashtë mujor i Katica Janevës duhet të shqyrtohet sot në kuvend. Dy seancat e më hershme për shqyrtimin e raportit të Prokurorisë Publike Speciale u anuluan për shkak se komisioni parlamentar ka refuzuar ta shqyrtoj raportin pa pranin e Janevës.
Kryetari i këshillit gjyqësor Petar Anevski thotë se raporti ka përmbajtje të pakuptueshme për ta. Ndërkohë Katica Janeva thotë se nuk ka obligim ligjor të paraqitet në kuvend, por sipas saj nëse kuvendi ka vërejtje mund t’i drejtohet asaj me shkrim, njofton Alsat-M.
Sipas rregullores së Kuvendit, Raporti i Janevës mund të gjendet në rend dite edhe pa shqyrtimin e tij nga grupet e punës. Mbledhja e radhës e Komisionit për Sistem Politik është caktuar për nesër në ora 13./Telegrafi/