Donacione nga republika sllovake dhe ajo holandeze për rajonet e përmbytura do të arrijnë sot në Drejtorinë për mbrojtje dhe shpëtim, trasmeton Telegrafi Maqedoni.
Në pranim-dorëzimin e donacioneve do të marrin pjesë edhe ambasadorët e këtyre dy vendeve dhe përfaqësues të qeverisë së Maqedonisë.
Përmes Mekanizmit të BE-së për mbrojtje civile, deri tani Maqedoninë e kanë mbështetur Greqia, Austria, Çekia, Hungaria dhe Bullgaria./Telegrafi/