Site icon Telegrafi

Sot lëshohet në përdorim pajisje e re për monitorim të përmbajtjeve mediale

Media News concept

Pajisje e re për monitorim të përmbajtjeve mediale, financuar nga BE, sot do të lëshohet në përdorim në Agjencinë për Shërbime Audio dhe Audiovizuale Mediale, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në ngjarjen përfunduese me të cilën rrumbullaksohet projekti ‘Sigurimi i pajisjes së monitorimit të përmbajtjeve mediale që e kryen Agjencinë për Shërbime Audio dhe Audiovizuale Mediale’, do të flasin drejtori i Agjencisë, Zoran Trajçevski dhe ambasadori i BE-së në Maqedoni, Samuel Zhbogar.

Vlera e pajisjes paraqet rreth 800 mijë euro, ndërsa do të mundësojë xhirim të vazhdueshëm 24 orësh të prpgrameve të emetuara nga radio dhe TV kanalet e licencuara. /Telegrafi/

Exit mobile version