Vetëm 25 vjet më parë, gratë në SHBA nuk lejoheshin të ishin pilote avionësh luftarakë apo të përdornin tanke.
Por me gjithë pengesat fizike dhe kulturore, gratë gjithmonë kanë dashur të shërbejnë në ushtri.
Iuliia Iarmolenko e Zërit të Amerikës bisedoi me një nga veteranet të Luftës së Dytë Botërore që gjeti një mënyrë për ta realizuar ëndrrën e saj në një kohë kur dukej e pamundur.
Libby Haynes është 92 vjeç. Avionët kanë qenë pasioni i saj për mbi 75 vjet. Kur mamaja i dhe 10 dollarë si dhuratë për ditëlindje në moshën 17 vjeçare, Haynes dinte ç’të bënte.
“Prenotova një mësim fluturimi. Shpenzova 6 dollarë për të marrë me qira një avion të lehtë për një orë, 3 dollarë për një instruktor dhe një dollar për bllokun e regjistrimit të orëve”.
Në vitin 1945, Libby kishte përfunduar një kurs trajnimi për Programin e Patrullës Civile Ajrore për Kadetët dhe u bë infermiere. Por pas Luftës së Dytë Botërore, ajo vendosi t’i rikthehej fluturimit.
“E vetmja mënyrë që mund ta përshkruaj është që kisha një pasion të jashtëzakonshëm dhe që isha e destinuar të hyja në Forcën Ajrore. Nuk di nëse mund ta quaj një forcë të padukshme por ishte vendimi më i mirë që kam marrë ndonjëherë në jetë”.
Ushtria amerikane nuk pranonte gra në shërbimin aktiv ushtarak deri në vitin 1972, por më parë Haynes monitoronte motin për avionët.
Ajo ishte edhe pilote me Patrullën Ajrore Civile dhe bleu një avion të vogël që e përdorte për të shkuar në shtëpi për fundjavë.
“Akoma kisha një patentë provizore kur e bleva avionin PG-23 Surplus për 500 dollarë, që ishte sa rroga e dy muajve”.
Puna nuk i solli vetëm kënaqësi profesionale, sepse përmes saj Haynes takoi edhe të shoqin, një pilot.
Por kur mbeti shtatzënë, një nga kolegët e raportoi tek zyrtarët e lartë dhe ajo u lirua nga ushtria.
Marilla Cushman e Memorialit për Gratë Amerikane në Shërbimin Ushtarak, thotë se nuk ishte një vendim personal.
“Në atë kohë nëse kishe fëmijë, nëse mbesje shtatzënë, ishe apo nuk ishe e martuar duhej të largoheshe”, thotë ajo.
Cushman hyri në ushtri në vitet 70, por nuk ishte në gjendje të bënte atë që donte.
“U zhgënjeva që nuk bëja dot më shumë, që nuk mund të bëja disa nga ato që lejoheshin të bënin burrat”, thotë ajo.
Në mes të viteve 1970, rregullat ndryshuan dhe gratë u lejuan si pilote për avionë joluftarakë.
Pas luftës së Gjirit në 1990-1991, edhe ai kufizim ishte eliminuar.Cushman beson se ushtria amerikane e kuptoi që kishte nevojë për gratë.
“Veçanërisht në luftën kundër terrorizmit, filluam të rekrutojmë më shumë gra, në njësitë e këmbësorisë dhe forcat e posaçme, sepse ndërsa forcat shkonin në Afganistan dhe Irak, për shkak të çështjeve kulturore u bë e qartë se nuk mund t’ia dilnim pa pjesëmarrjen e tyre”.
Sot gratë në ushtrinë amerikane, përbëjnë 14 për qind të personelit. Por u deshën vite luftime për të arritur në këtë pikë.
“Brezat e ardhshëm duhet ta dine se edhe gratë në uniformë, garantuan lirinë e tyre. Se vendosmëria jonë ishte po aq e madhe sa edhe e burrave…”.
Si Libby Haynes, edhe Marilla Cushman thonë se janë të lumtura të shohin pozicionin që gëzojnë gratë në ushtri sot. Megjithëse Haynes thotë se kufizimet asnjëherë nuk arritën ta frenojnë. /VOA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë përshkruan takimin e tij tre-orësh me presidentin francez në Paris

Trump donte të anulonte vizitën e Zelenskyt në SHBA – Macron e bindi të mos e bënte këtë?

Disa të lënduar në veri të Izraelit pasi një automjet u përplas me këmbësorët – pamje nga vendi i ngjarjes

Momenti historik mes turqve dhe kurdëve: Lideri i PKK-së bën thirrje për shpërbërjen e organizatës dhe dorëzimin e armëve

Pamje satelitore që tregojnë se si u transferuan koreano-veriorët në Rusi
U grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

Franca i bashkohet SHBA-së, kërkon mineralet e rralla të Ukrainës

Pamje të frikshme nga Bukureshti: Momenti kur një grua “shtypet për vdekje” nga një grumbull bore që bie nga lart

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?