Site icon Telegrafi

Sot fillon ‘Java Globale e Ndërmarrësisë 2019’

Qendra e Inovacionit të Kosovës dhe Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, sot mbajnë ceremoninë e hapjes së “Javës Globale të Ndërmarrësisë 2019” në Kosovë.

Kjo javë organizohet nën udhëheqjen e Qendrës së Inovacionit të Kosovës dhe mbahet nga data 18 nëntor deri 24 nëntor.

“Ceremonia hapet duke filluar nga ora 10:00 në ‘Menza Ramiz Sadiku’ në Prishtinë, ndërsa do të jetë një mundësi e mirë për të mësuar më shumë për të gjitha organizatat partnere dhe të gjitha aktivitetet që do të organizohen për shënimin e Javës Globale të Ndërmarrësisë në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Java Globale e Ndërmarrësisë në Kosovë përkrahet nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë dhe Kosovo American Education Fund. /Telegrafi/

Exit mobile version