Ministria e Shëndetësisë njofton se në në 24 orët e fundit janë kryer 5.959 teste, ndërsa janë regjistruar 325 raste të reja me coronavirus.
Në Shkup – 101, Tetovë – 95, Gostivar – 43, Kumanovë – 26, Strugë – 10, Ohër, Dibër dhe Kërçovë nga 7, Prilep, Koçan dhe Makedonski Brod nga 4, Strumicë, Radovish dhe Pehçevë nga 3, Kavadar dhe Shtip nga 2, Manastiri, Velesi, Berova dhe Vinica nga 1.
Instituti për Shëndet Publik sot ka regjistruar 11 pacientë të shëruar nga coronavirusi.
Nga MSH njoftojnë se sot është regjistruar një viktimë nga coronavirusi në Manastir (55).
Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 157.251, numri i pacientëve të shëruar është 150.481, numri i të vdekurve është 5.502, ndërsa numri i rasteve aktive është 1.268./Telegrafi/