LAJMI I FUNDIT:

Sonte fillon “Seven Man” – edicioni i shtatë i festivalit të filmit 9/11

Sonte fillon “Seven Man” – edicioni i shtatë i festivalit të filmit 9/11

Sot (e mërkurë) në mbrëmje fillon edicioni i shtatë i festivalit kombëtar për film të shkurtër 9/11.

Festivali 9/11 i dedikohet solidarizimit me fatkeqësinë e popullit amerikan pas sulmeve të 11 shtatorit. Edicioni i këtij viti është quajtur me emrin “Seven Man” për shkak se është edicioni i shtatë i tij.

“Ky festival zanafillën e ka në kohën kur Kosova nuk ka pasur kinematografi, kur asgjë nuk ndodhte të Kosovë. E për disa vite me radhë e kemi luajtur rolin e një qendre kinematografike”.


“Festivali tash e ka marrë primatin tjetër, ku u mundëson rrugën për të arritur tek filmi, pa pasur nevojë për plotësimin e dokumenteve burokratike. Ju mundëson që nga ideja të kalojnë menjëherë në krijimin e filmit”, ka thënë drejtori i festivalit Blerim Gjoci.

Gjithsej këtë vit do të shfaqen 17 filma, nëntë prej tyre do të jenë premierë. Në natën e 11 shtatorit, në natën finale të festivalit do të ndahen gjithsej tetë çmime për filmat konkurrues. /Tefegrafi/